Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, këtë të hënë më 8 tetor, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Shqiptar të Sociologjisë.

Të dy institucionet, të vetëdijshëm për përfitimet reciproke nga vendosja e bashkëpunimit, nënshkruajnë këtë Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim zhvillimin dhe shkëmbimin e përvojave midis dy institucioneve, thuhet në një njoftim nga UAMD. 

Qëllimi i Marrëveshjes konsiston në disa pika:

a) Mbështetja e ndersjellë për realizimin e misioneve të secilit institucion;
b) Vënia në dispozicion e literaturës shkencore të çdonjërit nga institucionet;
c) Shqyrtimi i mundësive të realizimit të botimit;
d) Organizimi i përbashkët i seminareve, workshop-eve , konferencave dhe bashkëpunimeve brenda programeve ndërkombëtare, si dhe krijimin e nje rrjeti te gjerë komunikimi duke përfshirë anëtarët e stafit akademik dhe bashkëpunëtoret shkencorë të dy institucioneve.