Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës (UAMD) njofton se, më 30 tetor 2019Presidentja Prof. Dr. Ingeborg Schramm-Wölk dhe Rektore Prof. Dr. Kseanela Sotirofski nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis Universitetit të Shkencave të Aplikuara (Fachhochschule), Bielefeld, Gjermani dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, për t’i hapur rrugë bashkëpunimit akademik mes dy universiteteve, me fokus të veçantë në sipërmarrje. Marrëveshja u realizua në kuadër të projektit EU4Innovation.

Me këtë rast, në UAMD u realizua edhe takimi i parë i “Biseda frymëzuese mbi sipërmarrjen dhe inovacionin në / për universitetet” me të ftuar Prof. Dr. Uwe Rössler, dekan i Fakultetit të Biznesit dhe Shëndetësisë, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld, i cili ndau përvojën e tij mbi ekosistemet sipërmarrëse në Ostwestfalen-Lippe, në një forum të hapur me studentë dhe staf të universitetit dhe partnerevë të tjerë në këtë projekt.