Univeristeti “Aleksandër Moisiu” në Durrës po zhvillon konferencën përmbyllëse të projektit “Zhvillimi dhe Zbatimi i Kurrikulës së Multimedias dhe Televizionit Digjital”.

Në ditën e parë të konferncës, koordinatorja e projektit Alban Ndreu, teksa prezantoi rezultatet u shpreh se është besimplotë për punësimin e studentëve të këtij programi në pozicionet e punës që ata preferojnë.

“Ajo që mund të them në lidhje me tregun e punës dhe sa punësohen studentët tanë, unë po i ndjek sepse është viti i tret që ne po e ofrojmë si master dhe po e ndjek që nga brezi i parë që kanë ndalë dhe me të vertetë kanë kaluar nga disa pozicione që nuk ka patur lidhje me profesionin e tyre dhe janë punësuar kryesisht në televizion”, u shpreh Ndreu.

Për Dekanen e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit, Lindita Mukli studentët që përfundojnë programin e studimit “Multimedia dhe Televizionin Digjital”, ata marrin njohuritë e duhura për t`u përballur me tregun e punës.

“Studentët që përfundojnë programin e studimit Multimedia dhe Televizion Digjital, dalin totalisht të kompletuar me atë çfarë njohurish i duhen për të qenë pjesë e montimit, për të qenë pjesë në përpunimin e zërit, për të qenë një kameraman shumë i mirë dhe për të qenë një producent shumë i mirë.” tha Mukli.

“Zhvillimi dhe Zbatimi i Kurrikulës së Multimedias dhe Televizionit Digjital”, është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, ku përveç universiteteve shqiptare marrin pjesë dhe universitete nga Kosova dhe Evropa.