Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës bën të ditur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social face book se, më datë 6 dhjetor 2019, rektorja prof. dr. Kseanela Sotirofski mirëpriti në mjediset e kampusit universitar homologen e saj nga universiteti "Aurel Vlaicu" në Rumani, prof. dr. Ramona Lile. Rektorja Lile shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e saj për qytetarët e Durrësit pas tërmetit që goditi vendin. Ajo u shpreh e kënaqur që universiteti nuk kishte pësuar dëme.

Dy rektoret nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, ku, ndër të tjera, përfshihet organizimi i përbashkët i aktiviteteve me karakter kërkimor-shkencor. Gjatë takimit u nënshkrua gjithashtu marrëveshja dypalëshe Erasmus + për shkëmbime të stafit akademik dhe studentëve në programe të ndryshme studimi.

Th.M.