Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, unversiteti i Durrësit njofton vendimet e marra nga Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në mbledhjen e ditës së sotme për zhvillimin e provimeve semestrit të parë.

Në njoftim thuhet se nisur nga hapërsirat që UAMD ka në dispozicion është vendosur që provimet të zhvillohen në auditore, ku nuk do të ketë më shumë se 14 studentë.

Mësohet se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, studentët nuk do të penalizohen për mungesat e tyre dhe për ata që s’mund të paraqiten fizikisht në provim, do të caktohet një datë e dytë.

POSTIMI I PLOTË

Të dashur studentë,

Të nderuar pedagogë,

Me përgjegjësinë e lartë për të garantuar një proces të rregull provimesh dhe duke pasur prioritet kryesor shëndetin tuaj, Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” u mblodh sot, më datë 11.02.2021, ku ndër të tjera vendosi:

– Nisur nga auditorët dhe hapësirat që UAMD ka në dispozicion, pjesa më e madhe e provimeve do të zhvillohen në auditor.

– Në auditorë nuk do të ketë më shumë se 14 studentë dhe do të ndiqet rigorozisht protokolli shëndetësor për mbrojtjen ndaj pandemisë COVID-19.

– Nisur nga specifika e situatës që po kalojmë, studentët nuk do të penalizohen për mungesat e tyre dhe do të mund të futen në provime.

– Për studentët, të cilët nuk do të kenë mundësi të paraqiten fizikisht në provim, do të caktohet një datë e dytë e zhvillimit të tyre.

Ditën e hënë, më datë 15 shkurt, do të njiheni me grafikun e provimeve për secilin nga Fakultetet.

Të dashur studentë, Të nderuar pedagogë, Me përgjegjësinë e lartë për të garantuar një proces të rregull provimesh dhe…

Posted by Universiteti “Aleksandër Moisiu” on Thursday, February 11, 2021