Për tre ditë me radhë (19 -21 mars) universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) po organizon Konferencën e Aleancës Evropiane Universitare STARS EU, nën moton “Research the World, Reach the STARS.”
Si asnjëherë më parë UAMD mirëpret në këtë event të rëndësishëm akademikë, kërkues shkencorë, rektorë e presidentë universitetesh, përfaqësues të lartë nga tetë shtete evropiane partnere, si Han Polman, Komisioner i Shtetit Holandez, drejtues bashkie, përfaqësues të trupit diplomatik, bizneseve evropiane dhe shqiptare, folës të nivelit të lartë evropian, studentë dhe ideatorë inovativ.
Teksa sot po zhvillohet dita e dytë e konferencës, në ditën e parë u theksua forca dhe rëndësia e komunitetit tonë. Nga fjalimet kryesore që hedhin dritë mbi sfidat dhe perspektivat e së ardhmes, te panelet e diskutimeve angazhuese ku u ndanë përvoja dhe njohuri të vlefshme, bisedat rreth inovacionit, bashkëpunimit ndëruniversitar dhe zhvillimeve akademike luajtën një rol kyç në formësimin e vizionit të përbashkët për të ardhmen. Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të ndërtonin lidhje të reja përmes sesioneve të rrjetit dhe aktiviteteve ndërvepruese, duke e bërë atmosferën edhe më dinamike dhe gjithëpërfshirëse.
UAMD është universiteti i vetëm në vend që bën pjesë në Aleancën Universitare STARS EU, e cila përbëhet nga:
- – *Hanze University of Applied Sciences, Netherlands
- – *Universidad de La Laguna, Spain
- – *Université de Franche-Comté, France
- – *Instituto Politécnico de Bragança, Portugal
- – *Hochschule Bremen, Germany
- – *Silesian University in Opava, Czechia
- – *University West, Sweden
- – *Cracow University of Technology, Poland
- – *Universiteti “A. Moisu” Durrës, universiteti i vetëm nga Ballkani Perëndimor dhe jashtë zonës së BE.
Rëndësi edhe për Durrësin
Ky event është i rëndësishëm edhe për qytetin e Durrësit, pasi për herë të parë akademia evropiane mblidhet në këtë qytet e shumë përfaqësues të bizneseve nga tetë shtete evropiane do vizitojnë institucione të veprimtarisë ekonomike si Autoriteti Portual i Durrësit, Kompania e Teknologjisë së Informacionit “PERISO”, etj.
Një aktivitet i tillë i përmasave evropiane sjell edhe njëhsimin e aktitivetit universitar me jetën e qytetit, duke i dhënë Durrësit statusin mëse të merituar si qytet i vërtetë universitar.
Për të parë konferencën live, linku i YouTube: