Aksi që do të lidhë UAMD-në me rrjetin kryesor rrugor, po shkon drejt përfundimit.
Në një postim në rrjete sociale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit shkruan se rruga “do t’i japë fund vështirësive të përditshme të studentëve, pedagogëve dhe stafit administrativ për të arritur në kampus”.
Postimi:
Pas 12 vitesh pritje, rruga e shumëpritur që lidh Universitetin “Aleksandër Moisiu” me rrjetin kryesor rrugor po bëhet realitet.
Një projekt i rëndësishëm për komunitetin universitar, që do t’i japë fund vështirësive të përditshme të studentëve, pedagogëve dhe stafit administrativ për të arritur në kampus.
Rruga do të jetë plotësisht e aksesueshme në ditët në vijim, pas përfundimit të procesit të kolaudimit dhe inspektimeve teknike përfundimtare.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës së universitetit dhe në krijimin e kushteve më të përshtatshme për jetën akademike dhe institucionale.





