Zhvillohet në UAMD seminari me temë “Të ndërtosh ura midis SUPERteknikëve dhe SIPERMARRJEVE në epokën e teknologjisë”.

Seminari u përqendrua në konkluzionet e projektit Histek, i cili u realizua mes Italisë, Shqipërisë dhe Malit të zi.

Qëllimi i projektit Histek ishte promovimi i konkurueshmërisë së SME-ve në rajon përmes trajnimit në teknologji kyçe.

“Qëllimi kryesor i projektit që sapo ka përfunduar dhe unë shpresoj që do të vijojë me projekte të tjera është forcimi i kapaciteteve konkurues të SME-ve në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi nëpërmjet krijimit të një newclass, i përbërë nga SME-të, institucionet e edukimit, dhomat e tregtisë dhe institucionet publike. Ky newclass-er do të funksionojë si një ndërlidhës midis botës së edukimit dhe botës së biznesit për forcimin e kapaciteteve humane si dhe një mënyrë strategjike për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, teknikcienë të specializuar me standarte evropiane.”, tha rektorja e UAMD-së, Kseanela Sotirofski.

Synimi i të ardhmes është që hapat e hedhura në këtë projekt të vijojnë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Në Shqipëri ka një numër të lartë biznesesh prodhuese italiane që kanë nevojë për staf të specializuar, për të mos i sjellë nga vendi fqinjë.

Përfaqësuesja e ambasadës italiane prezantoi pikësynimet e vendit të saj për t’i ardhur në ndihmë biznesit.

Javën që vjen parashikohet vizitë e kryeministrit italian Mario Draghi në Tiranë për të diskutuar ndër të tjera edhe për çështjet e shkëmbimit ndër universitar.