Rektorja e UAMD-së, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale, Prof. As. Dr. Osman Metalla, pritën në një takim ambasadoren e Francës në Tiranë, Shkëlqesinë e saj Elisabeth BARSACQ, e shoqëruar nga Këshilltari për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor z. Jean-Luc Puyau.

“Në takim u diskutua për zbatimin e marrëveshjeve aktuale mes UAMD-së dhe universiteteve në Francë si dhe intensifikimin e tyre”, – njofton UAMD.

Ndërkohë, dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale në UAMD, Osman Metalla, thotë se një pjesë e diskutimit u  përqëndrua në bashkëpunimin dhe ndihmesën për rritjen e kapaciteteve në fushën e detarisë.

“Duke qenë se Franca është një nga vëndet më të zhvilluara në fushën e detarisë, një pjesë e mirë e diskutimit tonë u përqëndrua në bashkëpunimin dhe ndihmesën për rritjen e kapaciteteve në fushën e detarisë, menaxhimin portual si dhe mbështetje për krijimin e një qëndre ekselence detare rajonale! Faleminderit zonja Ambasadore për mbështetjen tuaj!”,– shkruan Metalla në një njoftim në rrjete sociale.