Studentë të UAMD-së kanë marrë pjesë sot në një sesion informues për programin e "Punësimit Sezonal në Gjermani për Studentët Shqiptarë 2019". 

Aktiviteti është organizuar nga UAMD dhe Dimak Albania, ndërkohë që studentët pjesëmarrës u njohën me kriteret dhe dokumentet për aplikim, si dhe hapat që duhet të ndërmarrin në të ardhmen.

Njoftimi i plotë i UAMD-së:

Mirëpritëm sot në #UAMD miqtë e DIMAK Albania, të cilët zhvilluan një sesion informues mbi programin e "Punësimit Sezonal në Gjermani për Studentët Shqiptarë 2019". 
Në këtë aktivitet u prezantuan programi, kriteret dhe dokumentet për aplikim, si dhe hapat përkatëse që duhen ndjekur. Për më shumë info lexo me vëmendje: https://drive.google.com/…/1XR-PlUwU-9ASavPx3IWrUyeOd…/view…
Ndërkohë UAMD vijon përpjekjet që studentët tanë të kenë mundësi për internship-e me pagesë edhe me Italinë. 
Vazhdoni të na ndiqni!