Departamenti i Psikologjisë, Fakulteti i Edukimit në bashkëpunim me shoqatën “Psikologët Shqiptarë” zhvilluan Konferencën e IV Kombëtare “Edukimi Global dhe Multikulturalizmi”.
Kjo konferencë renditet e dyta në rradhë ne bashkëpunimin me Departamentin e Psikologjisë.
I ftuar nderi, përfaqësuesi i pushtetit vendor, Adrian Gurra, Drejtor i “Drejtorisë së Arsimit, Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Komuniteteve Fetare” pranë Bashkisë Durrës, përshëndeti Konferencën duke theksuar rëndësinë e edukimit global, ndërmjetësimit kulturor dhe multikulturalizmit në shoqërinë tonë.
Njëkohësisht ai nënvizoi lidhjen dhe mbështetjen e Bashkisë, institucioneve dhe komunitetit të qytetit të Durrësit me UAMD-në.
Tematika e Konferencës, një tematikë shumë bashkëkohore dhe domethënëse, mblodhi kolegë nga disa universitete të vendit dhe Kosovës.
Kolegë, studiues, dhe studentë sollën në këtë konferencë gjetjet e punimeve të tyre shkencore nga fusha e edukimit dhe mësimdhënies.
Prof. As. Dr. Blerina Xhakolli, drejtuesja e Departamentit të Psikologjisë, Fakulteti i Edukimit, falenderoi dhe u uroi suksese te mëtejshme të gjithë pjesëmarrësve, kolegëve të nderuar dhe studentëve të pranishëm.





