Shtetet e Bashkuara po përgatitin një raund të ri sanksionesh mbi sektorin energjetik të Rusisë për të rritur presionin mbi Moskën nëse Presidenti Vladimir Putin refuzon një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Mediat e huaja shkruajnë se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësi të tilla si synimi i anijeve që i përkasin të ashtuquajturës flotë në hije të cisternave të Rusisë që përdoren për të transportuar naftën e Moskës dhe operatorëve ekonomikë që lehtësojnë transaksionet. Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment mbi raportet.

Por, masat e reja mund të shpallen që këtë javë. Sekretari i Thesarit Scott Besant diskutoi masën kur u takua me një grup ambasadorësh evropianë në fillim të kësaj jave. Nga ana e saj, presidenca ruse, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me botimin, deklaroi se nuk e kishte parë atë, por çdo sanksion do të dëmtonte përpjekjet për të riparuar marrëdhëniet SHBA-Rusi.