Çiljeta ka qenë afër Partisë Demokratike e për më tepër afër liderit të saj, Sali Berisha. Shpeshherë ajo ka shkaktuar edhe valë reagimesh në rrjetet sociale pikërisht për këtë.
Këtë herë Çili është emocionuar nga Sali Berisha që ka qenë i ftuar tek “E diela Shqiptare” ku ka shpërthyer në lot kur është pyetur nga një prej fëmijëve të “Power Kids” se pse hoqi dorë nga mjekësia për politikën .
Kjo gjë e ka emocionuar shumë këngëtaren e cila shkruan:
“Ky njeri është jetë. Nuk vijnë më dy të tillë në këtë tokë".