Universiteti Bujqësor i Tiranës është tërhequr nga pengimi i ndërtimit të shkollës "Nënë Tereza" në Kodër Kamëz.

Pas mbledhjes së senatit të UBT, me shumicë votash është vendosur pro ndërtimit të shkollës.

"Ta lëmë Veliajn të punojë", është shprehur senati i Universitetit Bujqësore.

Rektorati është shprehur se nuk janë kundër ndërtimit të shkollës, por kërkojnë transparencë e komunikim.

Shkolla e re në Kodër Kamëz do ndërtohet sipas planit të Bashkisë, në studimin për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytetin e Tiranës.

Toka prej 35 mijë ha, pranë UBT, përplasi Bashkinë e Tiranës me rektoratin e këtij Universiteti.

Veliaj tha se ndërtimi i shkollës do jetë në dobi të banorëve të zonës dhe do t'i japë fund mësimit me dy turne.