Qytetarë të shumtë janë duke protestuar para Gjykatës Speciale në Hagë, ku mëngjesin e sotëm ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qytetarët mbajnë me vete pankarta të ndryshme ku përmes tyre kërkojnë lirinë e ish-krerëve të UÇK-së.
“Mos ma gjyko lirinë”, “Marshojmë për UÇK-në”, “UÇK, NATO”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, janë disa nga pankartat e protestuesve, të cilët mbajnë flamujt kuqezi dhe të Kosovës në duar.





