28 korrik 2014 – Një djalë i dashuruar ka udhëtuar në fund të botës për t'i bërë dhuratën më të bukur të dashurës së tij për ditëlindje.

Vitin e kaluar Jackson Harries e ka regjistruar një bisedë që ka bërë me të dashurën Ella Denton nga Skype të cilës i ka thënë që kur ajo të mbushë 19 vjeçe do udhëtonte nga Anglia në Sidnej për ta takuar.

Ai e ka marrë përsipër sfidën dhe ka filmuar 28 orë udhëtim për ta takuar Ellan, e cila kishte tre muaj larg tij për t’i dhënë këtë surprizë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/