5nëntor 2015 – Shpenzimet e kryera gjatë udhëtimeve të politikanëve ka përplasur kryeministrin Rama me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kreu i qeverisë tha se, ai kishte shpenzuar 11 mijë euro përgjatë vitit 2014 në udhëtime jashtë vendit. Ndërsa Topalli, sipas tij, në tetë vjet si kryetare e Kuvendit ka shpenzuar rreth 360 mijë euro brenda dhe jashtë vendit. “Për turist kemi pasur dikë tjetër këtu, kryetaren e Kuvendit, e cila në 8 vjet i ka kushtuar vendit 180 mijë euro me udhëtime brenda vendit, pra një kosto shumë e madhe.

Por ajo ka shpenzuar edhe brenda vendit plot 160 mijë dollarë. Dhe vetëm makinat e saj, se kishte edhe katër të tilla, sipas dokumenteve shpenzonin 20 litra karburant në ditë. Pra ajo bënte 160 km rrugë për çdo ditë”, tha Rama.

/portali DurresLajm/