Tirana International Airport njofton qytetarët të cilët udhëtojnë nga Rinasi në shtete të tjera që të mbërrijnë në aeroport tre orë para orarit të nisjes.

Në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook”, TIA thotë se kjo masë vjen si pasojë e trafikut të rënduar për shkak të sezonit veror.

Po ashtu, në njoftim theksohet se ardhje tre orë para orarit të nisjes do të ndihmojë qytetarët të shmangin vonesat dhe stresin te qytetarët.

“Për të siguruar një udhëtim të qetë dhe për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror, ju lusim të gjithë pasagjerët të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes. Kjo masë proaktive do të na ndihmojë të mbajmë operacione efikase dhe t’ju ofrojmë një përvojë pa stres”,-shkruhet në postimin e TIA.