Nga dita e djeshme dhe deri sot në mëngjes, në media ka qarkulluar një foto e kryetarit të PD-së Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten e tij, ku thuhej se ai po udhëtonte nga Edinburgu për në Londër me tren.

Fotoja u shpërnda nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili e vinte në lojë liderin demokrat.

Sot, për këtë foto ka reaguar Partia Demokratike e cila e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Përmes një deklaratë të shpërndarë për mediat, PD thotë se ky është një mashtrim i shpërndarë nga Taulant Balla. Sipas PD-së, “Kryetari Basha me bashkëshorten është në metronë Londër-Aeroport, pasi zoti Basha kishte përfunduar një takim në Ministrinë e Jashtme britanike”.

Përgënjeshtrimi i PD-së:

Disa media shperndane mbreme dhe sot nje foto te Kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Basha me bashkeshorten Aurela duke e paraqitur si nje udhetim me tren nga Edinburgu ne Londer. 

Lajmi eshte plotesisht i pavertete. Eshte nje mashtrim, njesoj si burimi qe e ka perhapur ate, Taulant Balla. Te zhytur ne krim dhe korrupsion, Taulant Balla dhe Edi Rama fabrikojne dhe shperndajne cdo dite mashtrime per Partine Demokratike dhe kreun e saj Basha per t’u thene shqiptareve se te gjithe jane njesoj. 

E verteta eshte se Kryetari Basha me bashkeshorten eshte ne metrone Londer-Aeroport, pasi zoti Basha kishte perfunduar nje takim ne Ministrine e Jashtme britanike. 

Perfundimet e takimit Taulant Balla dhe Edi Rama do t’i mesojne shume shpejt, por sot eshte rasti te mesojne se ne aeroport nuk shkohet vetem me makine luksoze, por edhe me metro, si shumica e qytetareve.