Një 45-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të shiste disa armë.

Ai u kap duke transportuar armë zjarri nga Shkodra drejt Rinasit me qëllim shitjen e tyre. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dy armë zjarri pistoleta të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në banesën e tij në Shkodër, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri shotgan me municion luftarak, një pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine, sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.