Dy fëmijë që udhëtonin me biçikletë janë përplasuar nga një automjet. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Peshkopi- Luzni.
Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti tip “Renault” me targë AA 035 FP, ka përplasur biçikletën me të cilën udhëtonin fëmijët.
Dy të miturit B.D, dhe M.D, 12 vjeç janë dërguar në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





