Një vajzë shqiptare ishte dëshmitare e një vjedhjeje, që i ishte bërë një italiani më 11 mars të vitit 2012.

Ngjarja ka ndodhur në Imperia të Italisë. Duke qenë se vajza aktualisht jeton në Shqipëri, asaj i duhej të udhëtonte për në Itali me avion, për çdo seance gjyqësore për të dëshmuar. Shpenzimet e udhëtimeve të saj bëheshin në kurriz të drejtësisë italiane. Pra ajo udhëtonte falas drejt shtetit fqinj, shkruan riviera24.it.

Por gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore të radhës, gjyqtari Alessia Ceccardi, nuk e ka parë në sallë vajzën shqiptare me inicialet A. D., e cila pritej që të dëshmonte për vjedhjen e një iPhone. Celulari ia kishin vjedhur një shokut të saj më 11 mars të pesë viteve më parë në një lokal në Oneglia.

I akuzuari për vjedhje dhe grabitje është shtetasi me inicialet D.B. Viktima e vjedhjes është personi me inicialet I.A. i cili në atë kohë ai ishte 15 vjeç. Në gjykatë ai raportoi se i kishin grabitur një smartphone, së bashku me vajzën shqiptare e cila tani jeton në Tiranë. Kjo e fundit u thirr për të dëshmuar në gjyq dhe seanca në shkurt u shty për sot.

Por në këtë pikë ngjarja merr tjetër kthesë.

Shqiptarja me inicialet A.D nuk është paraqitur në gjykatë edhe pse ajo kishte udhëtuar nga Tirana për në Itali. Gjykatësi i çështjes Alessandro Bogliolo ka kërkuar nga kabina e gjykatës duke i kërkuar policit që të pyeste rojën nëse e kishte parë vajzën të vinte. Por shqiptarja nuk u paraqit në seancë.

Dhe kështu, pas seancës u dëgjua një vendim i dyfishtë i papritur nga gjyqtari ku tha: Duke qenë se nuk u paraqit në gjykatë tani çdo udhëtim për gjyqin ajo duhet ta paguajë vetë dhe se shteti Italian nuk do ti paguajë asnjë qindarkë. Por dënimi nuk përfundon me kaq, një tjetër vendim shtesë merr gjyqtari. “Ajo nuk u paraqit në gjyq dhe në këtë mënyrë do të duhet të paguajë një gjobë prej 300 eurosh”, përfundoi vendimin e tij gjyqtari. /Panorama/