1 dhjetor 2015 – Një 47-vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e efektivëve të Pogradecit, pasi në gomën rezervë të mjetit me të cilin udhëtonte, kishte fshehur 5 kg kanabis.
Policia bën të ditur se në pranga ra shtetasi Viktor Behaj, 47 vjeç, banues në Fier. “Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Enkelana”, në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku forcat e policisë kishin ngritur pikë kontrolli, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Mercedes – Benz”, me targë AA 336 JC, në pronësi të tij, me të cilin udhëtonte, në gomën rezervë u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 5 kg e 108.4 gramë, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu u sekuestrua dhe automjeti i markës “Mercedes – Benz”, si dhe 1 aparat celular.
/portali DurresLajm/