Tiranë,5 nëntor 2013- Ministria e Arsimit dhe Sporteve, ka nxjerrë së fundmi një udhëzim, ku deklaron se studentët shqiptarë, nuk mund të ndjekin më njëherësh dy fakultete, qoftë njëri prej tyre dhe part-time.Në udhëzim thuhet se "kandidatët e shpallur fitues në programet e studimit me kohë të plotë, nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht studimet edhe në sistemin me kohë të pjesshme". Shpallja e listave zyrtare të fituesve nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, si dhe vendosja e numrit unik të regjistrimit do të shërbejë edhe për identifikimin e këtyre rasteve.
Ndërkohë procesi i plotësimit online të formularit A3, do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme. Pas përfundimit të kësaj faze, sistemi në Agjencinë Kombëtare të Provimeve do të zbardhë edhe listën e kandidatëve fitues sipas kuotave të përcaktuara për çdo program studimi.





