Në një postim në Facebook, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar librat që do t’iu vijnë në ndihmë maturantëve për provimet finale, gjatë periudhës dy javore që institucionet arsimore do të jenë të mbyllura për shkak të koronavirusit.

Teksa publikon linqet, Shahini shkruan se librat do t’i ndihmojnë maturantët për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste.

POSTIMI I PLOTË

Për maturantët:

Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.

Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste.

Matura Shtetërore, Gjuha Shqipe dhe Letërsia:
http://qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf

Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje:
http://www.qsha.gov.al/…/matematike_lende_zgjedhje_gjuhe_hu…