· Kushtet dhe procedurat për regjistrimin, provimet shtesë dhe transferimet jashtë vendit
22 korrik 2015 – Ka hyrë dje në fuqi një udhëzim i Ministrisë së Arsimit që parashikon kushtet dhe procedurat për transferimin e nxënësve nga shkollat profesionale në gjimnaz. Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit janë parashikuar 14 kushte që kanë të bëjnë me procedurën e kalimit të nxënësve nga shkollat profesionale në ato mesme. Kështu, në udhëzim është parashikuar që vetëm nxënësit që kanë mbaruar klasën e 10-të në shkollat profesionale do të mund të kalojnë në gjimnaz. Edhe mosha është kusht. Nxënësit udhëzohet në dokumentin zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, duhet të kenë mbushur moshën sipas rregullave për sistemin arsimor universitar në Republikën e Shqipërisë.
Provimet
Nxënësit që do të duan të transferohen nga shkollat profesionale në ato të mesme do të duhet të japin provime në lëndë shtesë, që gjatë arsimimit të tyre profesional nuk i kanë pasur në kutikulat mësimore. Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit parashikohet që për të realizuar transferimin, nxënësit duhet të plotësojnë lёndёt e detyruara nё planin mësimor të gjimnazit duke dhënë provime të veçanta për lëndët e munguara dhe një provim të integruar për pjesët/orët e munguara të lëndëve të përbashkëta. Vendimi për numrin e lëndëve të munguara dhe provimin e integruar merret nga drejtoria e shkollës dhe ruhet e trajtohet si pjesë e dokumentacionit shkollor.
Kërkesa për transferim
Kërkesën për transferim, sipas udhëzimit duhet të bëhet nga prindërit e nxënësit që dëshiron të transferojë studimet nga shkollat profesionale në gjimnaze. “Transferimi i nxënësit nga një shkollë e mesme profesionale në gjimnaz, bëhet me kërkesë të prindërve ose kujdestarit ligjor të nxënësit; Procedura e realizuar në shkollë për transferimin e nxënësit nga arsimi profesional në gjimnaz, duhet të paraqitet për miratim në njësinë arsimore vendore përkatëse; Drejtoritë e shkollës pritëse dhe shkollës nga transferohet nxënësi, pasqyrojnë shënimet përkatëse në amzë”, parashikohet në udhëzim për transferimin e studimeve.
Transferimet në shkolla të huaja
Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit janë parashikuar qartë edhe procedurat që duhet të ndiqen për transferimin e studimeve nga shkollat profesionale në shkollat e huaja dhe e kundërta, kur nxënës të huaj dëshirojnë të vijojë studimet në gjimnazet e vendit. Nxënësit shqiptarë dhe të huaj, të cilët transferojnë studimet nё shkollat profesionale nga jashtë shtetit në Shqipëri, duhet tё japin provime pёr lёndёt/praktikat profesionale tё munguara. “Nxënësit shqiptarë ose të huaj, të cilët transferojnë studimet nga shkollat profesionale jashtë shtetit në Shqipëri, për vitet e ndërmjetme, bëjnë njehsimin e studimeve të kryera. Procedura e njëvlershmërisë së studimeve në këtë rast bëhet nën Agjencinë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, në bazë të dokumentacionit origjinal të përkthyer dhe noterizuar”, është parashikuar në udhëzim.
Procedura e provimeve
1. Për të realizuar transferimin, nxënësit duhet të plotësojnë lëndët e detyruara në planin mësimor të gjimnazit duke dhënë provime të veçanta për lëndët e munguara dhe një provim të integruar për pjesët/orët e munguara të lëndëve të përbashkëta.
2. Vendimi për numrin e lëndëve të munguara dhe provimin e integruar merret nga drejtoria e shkollës dhe ruhet e trajtohet si pjesë e dokumentacionit shkollor.
3. Procedurat e transferimit nga arsimi profesional në gjimnaz, përfshirë dhe dhënien e provimeve për lëndët/pjesët e munguara, fillon në përfundim të vitit shkollor dhe duhet të përfundojë para fillimit të vitit të ri shkollor.
4. Nxënësit shqiptarë dhe të huaj, të cilët transferojnë studimet në shkollat profesionale nga jashtë shtetit në Shqipëri, duhet të japin provime për lëndët/praktikat profesionale të munguara.
Transferimet jashtë vendit
1. Nxënësit shqiptarë dhe të huaj, të cilët transferojnë studimet në shkollat profesionale nga jashtë shtetit në Shqipëri, duhet të japin provime për lëndët/praktikat profesionale të munguara.
2. Nxënësit shqiptarë ose të huaj, të cilët transferojnë studimet nga shkollat profesionale jashtë shtetit në Shqipëri, për vitet e ndërmjetme, bëjnë njehsimin e studimeve të kryera. Procedura e njëvlershmërisë së studimeve në këtë rast bëhet nën Agjencinë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, në bazë të dokumentacionit origjinal të përkthyer dhe noterizuar.
3. Nxënësit që duan të transferojnë studimet e kryera në arsimin profesional jashtë shtetit, në gjimnaz, duhet të plotësojnë kriteret e transferimit të përshkruara në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij udhëzimi.
4. Për nxënësit shqiptarë ose të huaj që kanë ndjekur studimet në një shkollë të mesme të përgjithshme jashtë shtetit dhe dëshirojnë të transferohen në shkollat profesionale në Shqipëri, ky transferim nuk mund të bëhet.
5. Dokumentacioni dhe vendimet e marra për procesin e transferimit ruhet në sekretarinë e shkollës dhe është objekt i inspektimit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.
Afati për blerjen e teksteve shkollore
Ministria e Arsimit lajmëron nxënësit në klasat IIV dhe VII-XII për vitin shkollor 2015-2016 se afati kohor kur do të mund të blejnë librat është 25 gusht -13 shtator 2015. Shitja e teksteve shkollore të bëhet nga njësitë tregtare të shitjes së librave. Çdo shkollë, për periudhën 25 gusht -13 shtator 2015, u vë në dispozicion falas personave të ngarkuar nga shpërndarësit e rrethit (librashitësit), një ose dy klasa të sigurta për shitjen e teksteve shkollore me hologramën e MAS-it", parashikon në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, botuar në Fletoren Zyrtare. Është e ndaluar me vendim të prerë që mësuesit të shesin tekse shkollore. "Ndalohet shpërndarja dhe shitja e teksteve shkollore nga punonjës arsimorë, me përjashtim të shkollave të arsimit profesional dhe të pakicave kombëtare, ku shpërndarja dhe shitja e tekstit shkollor mund të bëhet nga punonjës arsimorë të ngarkuar nga DAR/ZA-ja dhe nga drejtoritë e këtyre shkollave", thuhet në udhëzimin e Ministrisë.
Kushtet për konkurruesit për tekstet dixhitale
Në udhëzimin për pajisjen e shkollave me tekste dixhitale janë parashikuar kushtet që duhet të kenë konkurruesit. Kështu, konkurruesit duhet të kenë parasysh që përgatitjen e teksteve dixhitale të përfshinë: Të integrojë katër funksionet bazë "Mësimdhënie", "Nxënie", "Administrim qendror", "komunikim online nxënës-më- sues-prind". Administratë arsimore; Të mundësojë mësimdhënien dhe nxënien interaktive të shkencave ekzakte, lëndëve shoqërore dhe gjuhëve të huaja, që zhvillohen në 60 shkollat pilot; Të ketë fleksibilitet për çdo format përdorimi në grup ose individualisht; Të mundësojë komunikim online me prindërit e nxënësve, sensibilizim dhe mundësi reale të mësimit, në kuadrin e shkollës komunitare; Të jetë i thjeshtë në përdorim; Të funksionojnë 100% të gjitha elementet e sistemit interaktiv online në tabletat digjitale me të cilat janë pajisur 60 shkollat pilot.
Çmimet e librave, vlera tavan është 492 lekë
Ministria e Arsimit ka parashikuar kushtet edhe për çmimet e librave për sistemin para universitar. Do të jenë subjektet, shtëpitë botuese etj, që do të propozojnë çmimet ndërsa vlerësimin nëse do të jetë i pranueshëm apo jo çmimi, vendoset nga Ministria e Arsimit.
"Çmimet e të gjithë teksteve të reja, të cilat do t'i nënshtrohen procesit të vlerësimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për vitin shkollor 2015-2016, do të propozohen nga subjektet dhe vlerësohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Çmimi tavan për tre tekstet e vlerësuara më sipër, i përllogaritur nga MAS është 492 lekë. Shtëpitë botuese X dhe Z, të cilat kanë propozuar çmimin poshtë çmimit tavan, pas vlerësimit nga MAS, do të shesin tekstet me çmimin e propozuar (respektivisht 480 lekë dhe 475 lekë) ndërsa shtëpia botuese Y, e cila ka ofruar çmim mbi çmimin tavan, do të duhet të ulë çmimin e ofruar, në nivelin jo më shumë se çmimi tavan, pra jo më shumë se 492 lekë", parashikon Ministria e Arsimit.
/Gazeta 'Sot'/