Plane inovative strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Kore e Jugut, Turqi, Ukrainë, Rusi

DURRËS, 2 nëntor 2013 – Projekti “Udhëzues turistik për Rrugën e Mëndafshit”  është nismë e përbashkët e Organizatës Botërore të Turizmit (World Tourism Organization- UNWTO) dhe Shkollës hoteliere të Lozanës (Ecole hôtelière de Lausanne). Sikurse njofton agjencia e lajmeve AZE.az nisma e nisur në pranverë 2012 e organizatës turistike për  strategjinë e zhvillimit të Rrugës së Mandafshit, u ka mundësuar 200 studentëve të vitit të fundit të të shkollës hoteliere të Lozanës të hartonin dhe zhvillonin për 10 shtetet anëtare të UNWTO-s plane inovative strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Shtetet-pjesëmarrëse në projekt janë Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Kina, Irani, Koreja e Jugut, Turqia, Ukraina. Rusia u përfaqësua vetëm nga një rajon, krahina e Altai-t, që ka përgatitur një guidë turistike për Rrugën e Mëndafshit.

Info

Rruga e Mëndafshit është një seri rrugësh tregtare dhe kulturore që ishin në qendër të ndërveprimit kulturor përmes rajonesh të kontinentit aziatik që lidhin Perëndimin dhe Lindjen nga Kina në detin Mesdhe gjatë periudhave të ndryshme kohore. E gjatë 6437 kilometra, Rruga e Mëndafshit e merr emrin nga tregtia fitimprurëse e mëndafshit kinez gjatë dinastisë Han (në vitet 206 para erës sonë-220 pas erës së re, shih faksimilen e një harte romake të shekullit I). Tregtia në Rrugës së Mëndafshit ishte faktor i rëndësishëm në zhvillimin e qytetërimeve të Kinës, nënkontinentit indian, Persisë, Evropës dhe Arabisë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/