Padyshim që të gjithë e njohin kush është Xhorxh Ueah. Ish – sulmuesi i famshëm i Milanit, fituesi i parë i trofeut prestigjoz të “Topit të Artë” për lojtarët afrikanë.Pavarësisht se ishte Milani skuadra që i dha mundësinë e madhe në karrierë, Ueah nuk ka qenë asnjëherë tifoz i kuqezinjve, por i rivalëve të tyre të mëdhenj të Juventusit.Këtë gjë e ka zbuluar vetë Ueah në një deklaratë për prestigjozen france “L’Equipe”, teksa është shprehur: “Kam dashur shumë të luaj për Juventusin. Ka qenë ekipi im i preferuar që kur isha i vogël. Shihja Platininë në TV dhe rashë në dashuri me këtë ekip. Në atë kohë nuk e imagjinoja ta takoja Platininë. Kur e takova për herë, u gëzova shumë. Po shtrëngoja duart me një njeri, që si fëmijë e kisha parë në televizor.”
“Përveç kësaj, unë Juven e kam në gjak, por kurrë nuk e kisha mundësinë të luaja për ta. Do më pëlqente, por nuk ishte e mundur. Pas Monakos, nëse duhet të zgjidhja mes Juventusit dhe PSG, do ikja te Juvja. Por kjo nuk ishte e mundur dhe zgjodha PSG – në.”