3 maj 2014 – UEFA konfirmon përqëndrimin e hetimeve te 9 klube europiane, të cilët dyshohet se kanë shkelur normat fair-play financiar. Qeveria e futbollit kontinental, nuk jep emra konkretë por shton se nga 76 hetime, 9 klube kanë rezultuar me probleme në balancimin e buxheteve për sezonin 2013-14. Sipas UEFA-s, klubet nën hetim kanë marrë pjesë në Champions dhe Europa League dhe nëse rezultojnë fajtorë, do të dënohen me masat përkatëse që shkojnë deri në përjashtim nga kompeticionet europiane. Në komunikatën zyrtare të UEFA-s, mes të tjerash theksohet se në listën fillestare të hetimeve u përfshinë 237 klube, ndërsa vetëm 76 prej tyre iu kërkua informacion shtesë. Sipas rregullores së UEFA-s për fair-play financiar, shoqëritë nuk duhet të shpenzojnë më shumë se fitimet e tyre gjatë një sezoni. Pak ditë më parë, trajneri i Arsenalit, Arsene Ëenger kërkoi monitorim më të rreptë ndaj klubeve që e kanë shkelur rregulloren, duke shpenzuar shuma marramendëse.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





