DURRËS, 22 tetor 2014–  Zëvendës dekani mësimor i Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, z. Redi Myshketa, në profilin e tij në facebook ka bërë këtë koment, lidhur me episodin e shëmtuar që ndodhi në një fushë futbolli ballkanike dhe me qëndrimin që duhet të mbajë UEFA.

"Edhe në të sotmen, Kancelaritë Botërore, por jo vetëm, zhurmojnë jehonën e një ngjarje tejet të brishtë, por prej rëndësisë, komplekse, por prej kompleksesh, të thjeshtë, por prej koklavitjesh: “Nyje Gordiane”!

Ende sot, Bota e Lirë zien corbën e Mijëvjecarit të Ri, prej përbërisisht mesjetarë!

Të ngërthyer në sofizma, larg cdo urtësie disamijëvjecare, të Drejtat Themeltare të Njerëzimit asfiksohen prej higjenës së gojëve të palara, stomaqeve e orekseve shoviniste-postkomuniste, (c’)mendimeve që lindin prej mendjeve të “Pushtetarë-Superstarë”.

Ende sot, Bota e Lirë frymon kutërbimin e mijëvjecarit të mbrapshtë, ku “Njeriu për Njeriun është Ujk”!

Çakejtë e Ballkanit, të uritur, provojnë të shqyejnë çdo copëz urtësie të shtetit e kombformimit, të bashkëjetesës e bashkëmirëqenies, të demokracisë dhe lirisë, të së drejtës dhe vëllazërisë!

Ende sot, Bota e Lirë ushqehet nga mbeturinat e hedhura kuturu, çadrave të barbarizmit bashkëattilan!".