Roma dhe Feyenoord-i do të përpiqen sot në “Air Albania”, të marrin një trofe pas shumë vitesh.

Mijëra tifozë të të dyja skuadrave që luajnë këtë të mërkurë në ndeshjen finale të UEFA Conference League, presin të festojnë triumfin e skuadrës së tyre, por gjithçka do të zbulohet në fushë, duke nisur nga ora 21:00.

Përveç kupës, skuadra fituese do të marrë dhe 5 milionë euro, ndërsa skuadra tjetër që do të shpallet nënkampione do të marrë 3 milionë euro.