DURRËS, 30 tetor 2014 –  E ballafaquar me kritika të vazhdueshme pas vendimit skandaloz rreth ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, UEFA, e ka hequr publikimin e bërë në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook. Në publikimin e lajmit ku Serbia mori fitoren me rezultat zyrtar 3:0 për ballafaqimin e ndërprerë me Shqipërinë, një numër jashtëzakonisht i madh i komenteve e akuzuan UEFA-n se legjitimoi dhunën dhe racizmin duke e paraqitur si fajtor ekipin kuqezi. Tashmë nuk gjendet më publikimi i atëhershëm pasi UEFA duket se e ka kuptuar mirë se është ‘bombarduar’ nga reagimet.