14gusht 2015 – UEFA i kërkon Federatës së Futbollit të Kosovës që të ndryshojë emërtesën: Republika e Kosovës. FFK-ja nëpërmjet një e-maili ka zbuluar bisedën që kanë zhvilluar ditë më parë me zyrtarët e lartë të UEFA-s. FFK-ja bën të ditur se UEFA ka kërkuar një listë të të gjitha shteteve të OKB-së që e kanë njohur deri më tani pavarësinë e Kosovës, duke përdorur emërtimet e njëjta të vendeve si në listën zyrtare të shteteve të OKB-së. Kjo është kërkuar nga shef i shërbimeve ligjore të sportit në UEFA, Zhakues Bondallaz, përmes një letre dërguar federatës kosovare. Ja dhe letra e plotë: “Ishte kënaqësi e madhe që ju prita të martën në selinë e UEFAs në Nyon, ku diskutuam më shumë rreth listës zyrtare të shteteve anëtare të OKB-së që e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur. Për sa i përket kësaj çështjeje dhe për hir të renditjes sa më të mirë, ne do të ishim falënderues, nëse ju do të bëni disa ndryshime, siç u pajtuam në takimin tonë. Së pari, ta ndryshoni listën, duke përdorur emërtimet e njëjta të vendeve si në listën zyrtare të shteteve të OKB-së. Të shkruhet ‘The former Yugoslav Republic of Macedonia’ (në vend të ‘Macedonia’), ‘United Kingdom of Great Britain and Northern Ireland’ (në vend të ‘United Kingdom’), ‘Unitet States of America’ (në vend të ‘Unitet States’), ‘Costa Rica’ (në vend të ‘Costa Rika’), ‘Netherlands’ (në vend të ‘Netherland’), ‘Iceland’ (në vend të ‘Island’), ‘Liechtenstein’ (në vend të ‘Lichtenstein’), ‘United Arab Emirates'(në vend të ‘UAE’), ‘Micronesia (Federated States of)’ (në vend të ‘Micronesia’), ‘Comoros'(në vend të ‘Union of Comoros’), ‘Bahrain’ (në vend të ‘Kingdom of Bahrein’), ‘Guinea Bissau’ (në vend të ‘Guinea-Bissau’), ‘Guinea’ (në vend të ‘Guinea-Conakry’), ‘Cote d’Ivoire’ (në vend të ‘Cote D’Ivore’), ‘Brunei Darussalam’ (në vend të ‘Brunei’), ‘Papua New Guinea’ (në vend të ‘Papuan New Guinea’) and ‘United Republic of Tanzania'(në vend të ‘Tanzania’)”. Me këtë letër të dërguar nga UEFA, lë të kuptohet se duhet të modifikojë emrin, duke mos u cilësuar si Republika e Kosovës, por në një emërtesë tjetër.