Një treshe arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në miqësoren mes Luksemburgut dhe Skocisë ditën e nesërme.Eldorjan Hamiti do të jetë kryesor, ndërkohë që ndihmësit e tij do jenë Ilir Tartaraj dhe Nertil Bregasi.

Ndërkohë gjyqtar i katërt do të jetë Jasmin Sabotiç nga Luksemburgu.

Pasi mbyllën një kampionat, ku polemikat në Shqipëri nuk munguan, tashmë gjyqtarët shqiptarë do të vendosin drejtësi në arenën ndërkombëtare. Ndeshja do të luhet ditën e nesërme në Luksemburg duke filluar nga ora 18:00.