Pas Jasir Asanit, UEFA kurorëzon edhe Kristjan Asllanin. Goli i mesfushorit kuqezi në sfidën kundër Ishujve Faroe është vlerësuar si goli më i bukur i këtij raundi në kualifikueset “Euro2024”.

Me një ekzekutim fantastik, Asllani gjeti trekëndëshin duke rikthyer sërish Shqipërinë në avantazh.

Në këtë klasifikim special, Asllani lë pas yje si Saka i Anglisë.