Një biletë për në Europian ishte ëndrra e madhe e ҫdo shqiptari, që në momentin kur kuqezinjtë arritën të kualifikohen për në Francë 2016. Nga kjo e martë, një pjesë e tyre që kanë plotësuar aplikimin në Uefa.com kanë marrë përgjigjen e shumë dëshiruar, “Aplikimi Juan ishte i suksesshëm”.

Uefa ka filluar të njoftojë të gjithë aplikuesit për një biletë në Europian nëse ata janë fitues të shorteut të saj. Përgjigja e Uefa-s ka ardhur nëpërmjet email që cdo tifoz ka paraqitur në momentin e palikimit të formularit dhe në të shkruhet:

“ I dashur tifoz kemi kënaqësin t’ju informojmë se aplikimi juaj për bileta për Euro 2016 ishte i suksesshëm. Gjithashtu Uefa, i ka informuar tifozët dhe për kostot e biletave të blera prej tyre, si në këtë rast kur 6 bileta, nga dy për ҫdo ndeshje të Shqipërisë në fazën e grupeve, arrijnë vlerën e 660 euro, plus 15 euro kosto e dërgesës”.

Ndërkohë që ka patur dhe nga ata opersona që janë shpallur fitues, por i ka ndryshuar kategoria e biletës për të cilën ata kanë aplikuar. Gjithsesi përveҫ atyre të lumtuaruarve nga përgjigja e Uefa-s, ka dhe prej tyre që nuk kanë patur sukses në aplikim, por shpresa e tyre për një Biletë në Francë 2016 nuk është shuar.

Në email Uefa informon se ata kalojnë zyrtarisht në listë pritjeje, në rast se ndonjë prej fituesve pavarësisht aplikimit të suksesshëm nuk është i interesuar për t’u pajisur me biletë. Kështu që deri në ditën që Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në Europian, jini të kujdesshëm dhe kontrolloni email tuaj, pasi ku i dihet ju mund të jeni fituesi i radhës i nje bilete kuqezi për në Francë.