Një vendim drastik është marrë nga UEFA për skuadrën shqiptare të Skënderbeut.

Komisioni i Disiplinës në organin më të lartë drejtues në Europë me datë 8 shkurt të 2018 ka vendosur të përjashtojë korçarët nga të gjithë kompeticionet kontinentale për 10 vitesh e ardhshme.

Jo vetëm kaq, por për Skënderbeun është vendosur edhe një gjobë 1 mln euroshe. Në ditët në vijim krahas provave aktuale, Inspektorët e Disiplinës dhe të Etikës mund të shtojnë prova apo informacione të tjëra shtesë në lidhje me këtë çështje.

Kujtojmë se në qershor të 2016 UEFA dënoi me 1 vit pezullim klubin e Skënderbeut për shkak të trukimit të ndeshjeve dhe deklaronte se kjo ishte një masë paraprake. Si duket UEFA nuk fal!