11 maj 2015 – Serbia dhe “Republika Srpska” e Bosnjës kishin rënë dakord që të luanin një ndeshje miqësore më 15 qershor të këtij viti. Por, planet u prishën nga UEFA, e cila nuk e dha miratimin për këtë miqësore, për shkaqe sigurie, raportojnë mediat serbe.“Mendoj se UEFA nuk e lejoi miqësoren duke marrë parasysh rrethanat e muajve të fundit në rajon, si ato politike e sportive”, deklaroi Rodoljub Petkoviq, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Republikës Serbe të futbollit.Megjithatë, ai nuk i humb shpresat për këtë miqësore.“Më gëzon fakti se në fund të letrës thuhet se UEFA do i marrë në konsideratë rrethanat e reja të krijuara në ish-Jugosllavi dhe pres që në takimet e ardhshme kjo ndeshje të vendoset të luhet”, shtoi ai.Federata e Futbollit e “Republika Srpskas” është pjesë e pavarur e Federatës së Futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"