29korrik 2015 – Kryeministri Edi Rama, pas fitores së 3-pikëshit me Serbinë, reagoi duke thënë se ndeshja e kthimit do të ishte në stadiumin e ri të Shkodrës, “Loro Boriçi”. Por, UEFA e ka nxjerrë zbuluar kreun e qeverisë shqiptare. Sipas saj, ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena” dhe jo në Shkodër. Vetë kreu i UEFA-s, Mishel Platini, është pyetur për këtë rast, nëse ka pasur një vendim të marrë së fundi apo ishte planifikuar më parë që ndeshja të luhej në Elbasan. Përgjigja e tij, siç tregohet dhe në këtë foto të publikuar nga Panorama, ka qenë se që në fillim vendimi ishte i tillë.
Faktin e lojës në “Loro Boriçi” e bëri të ditur vetë Rama, gjatë përballjes me komente me homologun serb, të cilin e ftonte të shikonte ndeshjen e kthimit në Shkodër. Duket se thirrja e dytë për Vuçiç do të jetë për të parë ndeshjen në Elbasan.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/