UEFA ka vendosur që të kalojë Partizanin në Ligën e Kampioneve pas dënimit të Skënderbeut.

Ndryshimi i bujshëm vjen vetë nga UEFA përmes një njoftimi zyrtar, ku thotë se skuadra e Partizanit do të zëvendësojë në UEFA Skënderbeun e përjashtuar për një vit, pas akuzave për trukim rezultati.

Vendimi i UEFA-s është marrë pas atij të KAS-it, që përjashtoi Skënderbeun. Fillimisht u mendua se Partizani do të vazhdonte në Europa League, ndërsa Ferencvarosh do të kalonte në turin tjetër.

Por në fakt, do të jetë Partizani që do të luajë me Ferencvarosh dhe ndeshja e kthimit në Europa League do të anulohet.