Qeveria e futbollit europian do të organizojë një samit të rëndësishëm në Tiranë, ku do të marrin pjesë drejtues të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore.

Kjo mbledhje do të mbahet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit më 16 prill nga ora 14:00 deri në 17:00.

Në këtë takim, do të diskutohen disa tema të rëndësishme të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit europian.

Pjesë e mbledhjes do të jenë Presidentë dhe Sekretarë të Përgjithshëm të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore: Bosnje-Hercegovina/ Kroacia/ Qipro/ Greqia/ Kosova/ Mali i Zi/ Maqedoni e Veriut/ Serbi/ Slloveni/ Turqi dhe  Shqipëri.

Kjo nuk është hera e parë që një mbledhje e UEFA-s do të zhvillohet në vendin tonë, pasi më parë FSHF ka mirëpritur dhe ka organizuar edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA-s, Komitetin “HatTrick”, ku presidenti i FSHF-, Armand Duka, mban postin e nënkryetarit.

“HatTrick” është një prej organeve më të rëndësishme në qeverinë e futbollit europian.