UEFA pas një sondazhi të kryer në sajtin e saj ka përzgjedhur edhe ndeshjen e vitit sipas UEFA-s dhe sërish pjesë është Barcelona.
Ishin plot katër sfida të mbushur me shumë gola, të cilat janë përzgjedhur për t'u votuar si ndeshja e vitit. Finalja e Superkupës së Evropës e luajtur si një derbi spanjoll mes Barcelonës fituese të Champions League dhe Sevilla, si fituese e Europa League.
Kjo sfidë ka grumbulluar 45% të votave duke e diferencuar këtë sfidë nga tre të tjerat.