UEFA ka vënë në dispozicion 150 milionë euro si shpërblim për 659 klube të federatave të saj, një rekord absolut. Organizata që drejton futbollin europian ka vendosur të shpërblejë të gjitha skuadrat lojtarët e të cilëve kanë luajtur për Euro 2016. 100 milionë do t’i shkojnë klubeve lojtarët e të cilëve kanë marrë pjesë në fazën finale, ndërsa 50 milionët e mbetur do të ndahen mes gjitha skuadrave që kanë vënë në dispozicion të kombëtareve lojtarët për fazën eliminatore. Pothuajse 100 klube më shumë do të kenë të drejtë të shpërblehen nga UEFA. Pas Euro 2012, që është zhvilluar në Poloni dhe Ukrainë, skuadrat që kanë pasur të drejtë të shpërblehen kanë qenë 575 dhe milionët në dispozicion kanë qenë 100. Një rritje e madhe, që do të dërgojë para në arkat e akoma më shumë klubeve. “Klubet evropiane, – ka shpjeguar Giorgio Marchetti, drejtori i evenimenteve të UEFA-s, – janë pjesë integrale e suksesit të evenimenteve tona ndërkombëtare. Është bukur të mund të shpërblesh më shumë se 600 klube: shuma të tilla do të kontribuojnë në rritjen e futbollit në të gjithë kontinentin”. Shumë shpejt do të publikohet edhe lista me përfituesit respektiv, edhe pse skuadrat të cilat do të marrin më shumë mund të merren me mënd. Juventus dhe Liverpool kanë qenë klubet që kanë pasur numrin të madh të lojtarëve që janë aktivizuar me përfaqësueset respektive: 12 për kokë. Në vendin e tretë është Tottenham me 11. Por ky shpërblim rekord nuk pritet të zgjasë për një kohë të gjatë sepse për edicionin e 2020-ës është bërë e ditur që tani se do të vihen në dispozicion plot 200 milionë euro për klubet.





