10 nëntor 2015 – Fitorja 3-0 e Skënderbeut në sfidën kundër Sportingut të Lisbonës i ka dhënë një bonus të madh skuadrës korçare edhe në klasifikimin e përgjithshëm të UEFA-s për klubet. Në klasifikimin e fundit të publikuar nga faqja zyrtare e institucionit më të madh të futbollit europian, Skënderbeu ka fituar plot 52 pozicione duke u ngjitur në vendin e 190-të.
Sipas klasifikimit kontinental, korçarët janë surpriza e kësaj jave pasi janë skuadra që kanë fituar më shumë pozicione pasi përpara sfidës kundër portugezëve ata mbanin vendin e 242-të. Ngjitja e 6 herë kampoionëve të Shqipërisë në këtë vend në klasifikim, është arritja më e madhe pasi asnjëherë më parë një ekip shqiptar nuk ka arritur një vend të tillë. Përsa i përket klasifikimit të shteteve, Shqipëria mbetet në vendin e 39-të me 6.625 pikë duke lënë pas Maqedoninë dhe Republikën e Irlandës.
/portali DurresLajm/