Të shohësh Gareth Bale nga vendi më i mirë i stadiumit për vetëm 25 euro? Ajo çka dukej e pamundur, tashmë është realitet. Pasi UEFA i ka shitur biletat e mbetura për ndeshjen e së shtunës mbrëma duke e zbritur çmimin në deri 83%. Pra, në vend të 145 eurove që kushtonte deri dje një biletë në tribunë, tashmë ajo do të mund të blihet nga tifozët për vetëm 25 euro.

Kjo e bën çmimin e biletës shumë më të ulët se çmimi fillestar i biletave më të lira të fazës së grupeve e cila ishte 55 euro. UEFA e ka marrë këtë vendim pasi frikësohet nga vendet boshe të stadiumit të Bordeaux. Gjithsesi, UEFA këtë ulje çmimi e ka bërë vetëm për ndeshjen e Uellsit me Sllovakinë. Për ndeshjet e mbetura, çmimet e kripura do të vazhdojnë.