UEFA ka zyrtarizuar stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë për duelin shumë të pritur Shqipëri-Serbi, që do të zhvillohet më 7 qershor në orën 20:45, në kuadër të kualifikuesve për Botërorin 2026, në Grupin K.
Megjithatë, edhe pse stadiumi është zyrtarizuar, mund të ketë ndonjë të papritur për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Në rast të problemeve të sigurisë, ndeshja mund të spostohet në një nga stadiumet e tjera të vendit. Kjo mundësi është e ngjashme me atë që ndodhi në vitin 2015, kur dueli Shqipëri–Serbi për eliminatoret e Kampionatit Europian u spostua nga stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës dhe u zhvillua në “Elbasan Arena” më 8 tetor.

Kombëtarja shqiptare, e drejtuar nga Sylvinho, aktualisht ndodhet në vendin e dytë me 3 pikë, pasi humbi ndaj Anglisë në Wembli, por fitoi ndaj Andorrës në “Arena Kombëtare”.