Irlandë, 20 korrik 2014 – Një tjetër shqiptar ringu mban lart flamurin kuqezi në botë. Bëhet fjalë për Ilir Latifin, të cilit iu mjaftuan vetëm dy minuta për të shtrirë në parket rivalin amerikan Chris Dempsey në ndeshjen e vlefshme për Ultimate Fighting Championship që u zhvillua në Dublin të Irlandës. Në disiplinën “Mixed Martial Arts” që bën pjesë në kategorinë e njohur ndërkombëtarisht si UFC, Latifi numëron 9 fitore nga 13 përballje që ka zhvilluar në total.
31-vjeçari përfaqeson Suedinë në arenën ndërkombëtare, por nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e tij shqiptare. Pas suksesit, ai është shprehur i lumtur, duke theksuar se fitorja në kaq pak minuta është përherë pozitive për një luftëtar të këtij sporti. Latifi lindi 31 vite më parë në qytetin e Malmos nga një familje me origjinë kosovare dhe prej shumë vitesh ai garon si profesionist në këtë sport.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





