Këto pamje të cilat paraqesin një objekt misterioz i cili lëviz në qiell, vijnë nga Siberia. Objekti është xhiruar natën e 28 qershorit, nga dy banorë në Omsk, ndërsa ndryshonte formën gjatë kohës që është xhiruar.
Sipas 22-vjeçarit, Peter Mironov, objekti dukej si një lloj flake që bënte lëvizje në ajër.
“Jo, nuk jam duke e lëvizur kamerën. Po e mbaj atë sa më fort që po mundem”, dëgjohet Mironov teksa thotë gjatë kohës kur siguron pamjet e objektit të çuditshëm, të dyshuar si UFO, që sipas banorëve ka ngjallur panik në Siberi.





