- Statuja e Lirisë i ka mirëpritur të gjithë ata që vinë në brigjet e qytetit të New Yorkut, tani mund ti shtohet një liste se atë e duan edhe alienët. Një video e bërë nga një turist tregon një gjë që duket si një UFO rrethore e zezë mbi kokën e zonjës së Lirisë, duke lëvizur ngadalë dhe duke fluturuar
17 dhjetor 2014 – Scott Kensington ka thënë se ai dhe gruaja e tij e kanë bërë videon derisa ishin në vizitë në New York tek motra e tij. Ai i jep faktit dëshmi që gjatë xhirimit ishte duke u ngrirë edhe pse kishte të veshur dorëza. Fundi i videos është bërë i shpejtë për shkak se bateria e telefonit të tij ishte në fund, ose nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për të xhiruar.
UFO nuk kishte lënë ndonjë gjurmë në sipërfaqen qiellore. Nuk kishte ndonjë dritë apo shenja të avullit. Forma rrethore e zezë paraqitet në një lëvizje. Ajo ngadalëson shpejtësinë dhe nuk lëviz derisa të përfundoi video.
Mendimi i parë i dy grave, si dhe i shumë atyre të cilët e kanë parë videon, që UFO-ja është një balonë solare. Por balonat solare, zakonisht nuk janë të zeza, sepse bëhen kështu për të thithur nxehtësinë e diellit. Megjithatë, fluturimi dhe ndalja e tij e bën që ajo mos të konsiderohet balonë. Po ashtu, ufo-ja është shumë e madhe për të qenë një Balon Mylar apo një llambë kineze.
A është dron? Përsëri, forma dhe madhësia e tij është ndryshe.
A është UFO? Fatkeqësisht, video përfundon para se ne të shohim tërë lëvizjen dhe largimin e tij nga orbita. Kensington nuk mund ta tregojë këtë dhe as dëshmitarët e tjerë që ishin aty. Megjithatë ngrihen shumë pyetje mbi faktin, se çka mund të ketë qenë ai.





