Australi, 23 maj 2014 – Një fotograf ka kapur një çift objektesh të paidentifikuara, që fluturonin pranë trajektores së një avioni pasagjerësh.

Fotot e rralla, fotografi i ka shkrepur ndwrsa përpiqej të realizonte disa foto artistike të një stuhie tepër të dendur me re të mbledhura mbi plazhin Bondi, në Australi. 

Fotografi Dan Toomey ndau fotot e dy objekteve, që fluturonin nga të dyja anët përreth avionit të pasagjerëve “Virgin”, nga fotot e tjera të “egërsimit” të qiellit mbi brigjet e Sidneit.

Toomey beson se objektet në foto janë objekte fluturuese të paidentifikuara, apo UFO.

“Kur po bëja fotot nuk pash asgjë të pazakontë, përveç se një stuhi të re”, tha ai. “Thjesht i ngarkova fotot vetëm pak minuta më pas në laptopin tim dhe nisa t’i zmadhoja, por… u habita nga ajo që vura re!

Në një seri fotosh të marra në vitin 2009, një objekt në formë disku dhe një tjetër në formë cigareje ishin duke fluturuar në të dy krahët e aeroplanit “Virgin Blue”.

Gjatë ditëve në vijim, Toomey u përpoq të gjente se çfarë ishin objektet, por nuk mundi ta mësonte.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/